Kasami, Mexhiti dhe Durmishi në Berlin

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami po qëndron në Berlin në Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”.

Marketing

“Qindra shqiptarë e shqiptare të bashkuar në një vend, në “Arena Halle” në 🇩🇪Berlin në panairin tregtar më të madh të organizuar nga shqiptarët jashtë vendit. ☺️Kënaqësi e veçantë të jem në ceremoninë hapëse bashkërisht me zv/kryeministrin, Izet Mexhiti, Ministrin e MEP, Besar Durmishi, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe qindra biznismenë të suksesshëm nga brenda dhe jashtë vendit.

Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”, synon të bashkojë kompani nga sektori i ndërtimit, dizajnit & dekorimit, sektori i zinxhirit të furnizimit me ushqime dhe pije, sektori i shërbimeve digjitale & outsourcing, si dhe sektori i investimeve në turizëm, nga 🇦🇱Shqipëria, 🇽🇰Kosova, 🇲🇰Maqedonia e Veriut dhe 🇲🇪Mali i Zi dhe do t’i takoj ata me mbi 3000 pjesëmarrës nga diaspora shqiptare në 🇪🇺Evropë dhe 🇺🇸Amerikë, të cilët janë angazhuar suksesshëm në sektorin e gastronomisë”, ka shkruar Kasami.(INA)

Marketing