Kasami priti në takim veprimtarin e njohur Bardhyl Mahmuti dhe delegacionin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga deputeti Bastri Bajrami sot në selinë partiake kanë pritur delegacionin “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” me seli në Gjenevë të Zvicrës i udhëhequr nga veprimtari dhe njohësi i proceseve politike Bardhyl Mahmuti.

Marketing

“Me z. Mahmutin bashkëbiseduam për rolin e kësaj qendre në shoqërinë tonë, sensibilizimin e saj në opinionin e gjërë publik si dhe të institucioneve relevante shtetërore e ndërkombëtare lidhur me tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës.

Bardhyl Mahmuti i shoqëruar nga Adnan Asllani dhe Isuf Sherifi më nderuan me vizitën e tyre në Shkup, duke ju premtuar që angazhimi im si politikan dhe si shqiptar mbi të gjitha dhe subjektit që unë përfaqësoj do të jetë në ruajtjen e historisë shqiptare dhe përballjen me të vërtetën për Sërbinë. Gjenocidet në Kosovë kanë një emër, andaj edhe ndëshkimi për ta duhet të jetë jo më i vonuar por i merituar”, ka bërë të ditur Kasami lidhur me takimin e zhvilluar.(INA)

Marketing