Ballina Lajme Maqedoni Kasami takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson

Kasami takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në hapësirat e komunës takoi ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lauson.

Marketing

Temë e diskutimit në mes kryetarit të Komunës së Tetovës, Kasami dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Lauson ishte potenciali ekonomik dhe kulturor i Tetovës, si qytet i bashkëjetesës ndërmjet etnive të ndryshme, me çka u pajtuan për intensifikim të bashkëpunimit ndërmjet ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Komunës së Tetovës.

Në fund të takimit Kasami me Lauson kanë diskutuar edhe për situatën politike në vend dhe në rajon si dhe për rrugën euro-integruese të vendit.

Exit mobile version