Kastrati: Nuk ka kohë për festë, në Pejë shkojmë për fitore

9:07 | 10 Maj 2021

Marketing

KB Golden Eagle Ylli ka triumfuar në ndeshjen e dytë në kuadër të finales së “Play Off-it” të Superligës ndaj Pejës.

Ylli triumfoi në ndeshjen e parë në palestrën “Karagaqi” me rezultatin 75-83 dhe arriti të fitojë edhe në Therandë me rezultatin 75-73, shkruan lajmi.net.

Tani, ata janë vetëm një fitore larg titullit kampion.

Pas ndeshjes, basketbollisti kryesor i Golden Eagle Yllit, Erion Kastrati ka theksuar se është krenar me skuadrën për motivimin dhe qasjen e tyre ndaj ndeshjeve ku ata nuk janë dorëzuar asnjë sekondë.

“Në pjesën e parë e patëm topin më pak, Peja kanë zhvilluar paraqitje të mirë në pjesën e parë, por ne nuk u dorëzuam kurrë”, tha ai.

“Kjo nuk është ndeshja e parë që rikthehemi nga disavantazhi, kështu që jam krenar me skuadrën, fitore jashtëzakonisht e rëndësishme, tani shkojmë në Pejë me avantazh 2-0”, shtoi ai.

“Nuk po them që ka përfunduar, por rezultati 2-0 është rezultat i mirë”, tha kosovari.

“Nëse gjuajmë më shumë, do të shënojmë më shumë pikë, por në finale ndodhin këto gjëra dhe jemi të lodhur paksa nga ritmi dhe dinamika e madhe por jemi të kënaqur”, tha Kastrati.

“Dua ta shfrytëzoj rastin ti dëshiroj shërim sa më të shpejtë lojtarit Dendy por edhe Leo Mekaj”, shtoi ai.

“Tani do të rikthehet edhe AJ Walton dhe ata do të jenë më të rrëzikshëm me treshe, por ne do të përgatitemi qysh nga nesër, për festë nuk kemi kohë dhe shkojmë në Pejë për fitore”, përfundoi Erion Kastrati./Lajmi.net/