Ballina Shëndet & Style Katër këshilla shëndeti që ju duhen për këtë vjeshtë

Katër këshilla shëndeti që ju duhen për këtë vjeshtë

Ju nevojitet një ‘refresh’ për vjeshtën? Këtu janë disa këshilla për mirëqenien për të përmirësuar shëndetin tuaj fizik dhe mendor.⁠

Marketing

Merrni parasysh dietën MIND

Kjo dietë kombinon elementë të dietës mesdhetare dhe DASH. Një studim i ri zbuloi se ata që ndiqnin dietën për 10 vjet kishin një rrezik më të ulët të rënies njohëse.

Përqendrohuni te zarzavatet me gjethe, manaferrat dhe fasulet, ndërkohë që reduktoni konsumimin e mishit të kuq, gjalpit dhe ushqimeve me sheqer.

Planifikoni një udhëtim

Ndiheni sikur nuk keni kohë për të bërë pushime? Një studim i kohëve të fundit zbuloi se vajtja në një udhëtim mund të ngadalësojë procesin e plakjes.

Kushtojini rëndësi dremitjeve të vogla

Për të optimizuar dremitjet e shkurtra dhe për të shmangur nervozizmin, ekspertët rekomandojnë krijimin e një mjedisi miqësor për gjumë.

Në vend që të flini në divan, zgjidhni një dhomë të errët, të freskët dhe të qetë.

Hani më shumë patate të ëmbla

Patatet e ëmbla janë perimet perfekte të vjeshtës. Ato janë të pasura me kalium dhe vitaminë C dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të sheqerit në gjak..

Marketing
Exit mobile version