Sonte zhvillohet xhiroja e pestë e Ligës së Kombeve në Ligën A, ku në program janë katër super ndeshje.
Kroacia do të përballet me Portugalinë. Edhe pse në Grupin e tretë tashmë vendi I parë dihet, nën-kampionët e botës, Kroacia do të luajnë që të mos biejnë nga Liga A.
Kombëtarja kroate ka vetëm 3 pikë pas pesë ndeshjeve, aq sa ka edhe Suedia. Portugalia i ka 10 pikë, por nuk ka gjasa për vend të parë.
Suedia, që po ashtu kërkon mbijetesën në Ligën A, do të ketë punë me Francën. “Gjelat” janë në vendin e parë dhe e kanë siguruar atë.
Ndeshja më interesante sonte do të jetë ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë. Dy kombëtaret po bëjnë luftë të madhe që ta sigurojnë vendin e parë në Grupin e katërt.
Gjermania ka 9 pikë, kurse Spanja 8. Fituesi do të vazhdoj në Playoff. Spanja me një humbje rrezikon edhe pozitën e dytë.
Ndeshje me pak interes, por me rëndësi të madhe është ajo mes Zvicrës dhe Ukrainës. Dy kombëtaret duan mbijetesën në Ligën A.
Ukraina ka 6 pikë kurse Zvicra 3 pikë. Me një fitore, “Alpinët” mund të mbesin në Ligën A.