Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Strumicë-Vallandovë

Në aksidentin rrugor që ndodhi në orën 10.40 minuta në rrugën Strumicë-Vallandovë para fshatit Kosturino janë lënduar katër persona të cilët janë transportuar në spitalin në Strumicë, informoi për MEDIAL-n zëdhënësi i SPB-së Strumicë, Hrizantema Rendevska.

Marketing

Në rrugë momentalisht është krijuar një kolonë e gjatë e automjeteve që lëvizin në drejtim të Vallandovës drejt Strumicës derisa në korsi nga drejtimi i kundërt përkohësisht lëshohen automjete.

Hetimi në vendin e ngjarjes ende vazhdon, ndërsa sipas informacioneve paraprake në aksident kanë marrë pjesë tre automjete.

Marketing