Ballina Shëndet & Style Katër vitaminat që duhet të merrni gjatë sezonit të verës

Katër vitaminat që duhet të merrni gjatë sezonit të verës

Vera është një ndër stinët që duhet të kujdesemi më shumë për organizmin tonë, pasi rrezet e forta të diellit dhe temperaturat e larta, jo gjithmonë ndikojnë për mirë në shëndetin tonë.

Marketing

Për këtë arsye, përveçse duhet një regjim i mirë ushqimor dhe një dietë e pasur, në këtë artikull po ju tregojmë dhe disa vitamina që duhet t’i merrni këtë periudhë.

Vitamina A
Vitamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme. Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse ne priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë gjatë kësaj stine.

Vitamina C
Kjo vitaminë, është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira. Vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës. Temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta mund të shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilat më së miri shmangen me vitaminën C.

Vitamina D
Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi ynë prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit. Por sipas ekspertëve, vitamina D e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë. Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj. Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.

Vitamina E
Vitamina E i siguron lëkurës tuaj antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet e mëtejshme. Kjo vitaminë është gjithashtu e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve

Marketing
Exit mobile version