Katër yje të Real Madridit rezultojnë pozitiv me COVID-19 pas u kthyen nga pushimet

Real Madrid njoftoi të mërkurën se lojtarët Thibaut Courtois, Fede Valverde, Edouardo Camavinga dhe Vinicius Jr. dhanë rezultat pozitiv në COVID-19.

Marketing

Dje të gjithë lojtarët bën testet për COVID-19 në Valdebebas dhe sot dolën rezultatet.

Lajmi i mirë është se futbollistët nuk janë bërë bashkë pas pushimeve dhe se përhapja e epidemisë nëpër dhomat e zhveshjes tashmë nuk është e mundur.

Të gjitha infektimet kanë ndodhur gjatë festave të tyre të Krishtlindjeve.

Nesër në mëngjes, të gjithë lojtarët do t’i nënshtrohen një testi të ri PCR për të shmangur një shpërthim të ri dhe për të kontrolluar rastet asimptomatike që mund të ishin negative në testet e djeshme.

Tre të infektuarit ishin në udhëtim në ditët e pushimit. Courtois ishte në Dubai, Vini në Miami dhe Valverde në Argjentinë.

Fede ishte me familjen dhe është infektuar për herë të dytë, pasi futbollisti tashmë doli pozitiv në fund të prillit.