Katrugalos: Marrëveshja e ratifikuar është realitet juridik që duhet të respektohet në interes të vendit

Kur një marrëveshje ratifikohet dhe paraqet realitet juridik, e interpreton në mënyrën që është në interes të vendit, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos në konferencën përkushtuar marrëdhënieve greko-amerikane, në organizim të fondacionit për politikë të jashtme ELIAMEP, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Duke u përgjigjur në pyetjet e të pranishmëve, shefi i diplomacisë greke ka folur për rezultatet dhe atë që e ka bërë Qeveria aktuale.

Marketing

E përmendi dialogun strategjik me SHBA-në që filloi në tetor të vitit të kaluar, ndërsa në lidhje me kontestin e emrit i’u drejtua atyre të cilët konsiderojnë se dallimi mes dy vendeve nuk është zgjidhur. U bën thirrje t’i lexojnë deklaratat e presidentit të shtetit, Prokopis Pavlopulos, nga Konica “i cili u bën thirrje të gjtihëve ta interpretojnë Marrëveshjen e Prespës, ashtu siç duhet që të mos lihet asnjë gjurmë e irredentizmit, ndërsa atë e garanton marrëveshja e Prespës”.

“Me fjalë tjera sikur edhe presidenti i shtetit, ashtu edhe Evangelos Veizelos, në fjalimin në Parlamentin i cili është faktor tjetër i rëndësishëm e tha atë që nënkuptohet. Se kur ke marrëveshje të ratifikuar nga vendi yt, madje edhe të kesh kundërshtime për ratifikimin, kur tashmë paraqet realitet juridik, e interpreton në mënyrën që është në interes të vendit, ndërsa jo në mënyrën në të cilën i përforcon ata të cilët duan t’i minojnë interesat e vendit të tyre”, tha Katrugalos.

Në konferencën “Vlera gjeopolitike e shtuar e Greqisë dhe marrëdhëniet greko-amerikane: “Sfida dhe mundësi”, të organizuar nga ELIAMEP, fjalime të tyre kishin ambasadori i SHBA-së në Athinë, Xhefri Pajat, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos dhe përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare, Jorgos Kumucakos. Edhe pse theksi i të gjitha fjalimeve ishte vënë në marrëdhëniet Athinë-Uashington dhe qëllimet trategjike, megjithatë domosdo ishte përmendur edhe Marrëveshja e Prespës.

Shefi i Diplomacisë greke tha se ekziston trekëndësh i jostabilitetit – Ukraina, Libia dhe Siria, ndërsa në qendër është Greqia, e cila, siç tha, edhe krahas krizës ekonomike, nuk është vetëm faktor i stabilitetit, por edhe eksportues i stabilitetit “diçka që e dëshmuam në mënyrën më të mirë me Marrëveshjen e Prespës”.

Ambasadori i SHBA-së në Athinë, e përmendi takimin e mëparshëm të kryeministrit grek me delegacionin e Kongresit amerikan në margjinat e Konferencës së sigurisë së Munihut, në të cilat e kanë theksuar rolin e Greqisë si shtyllë e stabilitetit në rajon, “për kontribut të rëndësishëm të vendit gjatë krizës emigruese, për arritjen dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës dhe përpjekjet të vazhdojë thellimi i marrëdhënieve bilaterale, mbrojtëse dhe të sigurisë”.

Kumucakos tha se veçanërisht nuk do të kthehet “në çështjen e Shkupit, sepse ngjarjet e ditëve të kaluara e konfirmojnë brengën e Demokracisë së Re”.