14:32 | 25 Prill 2021
14:32 | 25 Prill 2021
Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është rikuperuar nga lëndimi.
KB Peja ka njoftuar se Dardan Berisha do të jetë i gatshëm për lojë në ndeshjen gjysmëfinale të “Play Off-it” ndaj Ponte Prizrenit, shkruan lajmi.net.
Berisha ka qenë që një kohë i lënduar, ku madje më herët gjatë këtij muaji, kur trajnerët e Pejës rezultuan pozitivë me COVID-19, ishte Berisha i cili drejtoi ndeshjen ndaj Rahovecit.
Dardani kishte pësuar një lëndim në duelin e Ligës Unike ndaj Rahovecit, dhe u dyshua se nuk do të mund të ishte i gatshëm për sfidën ndaj Ponte Prizrenit.
Por, Peja ka konfirmuar se Dardan Berisha është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm për takimin./Lajmi.net/