Komisioni Evropian (KE) sot ka prezantuar buxhetin afatgjatë për BE-në, në të janë të paraparë 12.9 miliardë euro për instrumentin paraqasës, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel.
“Që t’i përkrahim partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, Komisioni propozon të rritë mbështetjen parainkuadruese prej 12.9 miliardë euro”, qëndron në propozim -buxhetin e KE-së për periudhën prej vitit 2021-2027.
Megjithatë, dokumenti nuk precizon nëse kjo ndihmë i referohet vetëm Ballkanit Perëndimor ose këtu është e përfshirë edhe Turqia kur është çdoherë rast kur bëhet fjalë për mjete të vendeve nga zgjerimi.
Në pyetjen e MIA-s në konferencën e sotme për shtyp, nëse Turqia është e përfshirë në këto mjete, eurokomisari për buxhet, Johanes Han ka thënë: “Në vitet e fundit ka pasur ndryshime thelbësore në alokimin (e mjeteve) të vendeve kandidate veçmas lidhur me Turqinë dhe kjo në një mënyrë është parashikuar në propozimin, ashtuqë siç e kuptoj, është se vendet e Ballkanit Perëndimor do të fitojnë më shumë se sa gjatë periudhës aktuale”.
Mjetet nga buxheti në kuadër të BE-së (2014-2020) kushtuar zgjerimit, ose IPA 2, arrin rreth 11.7 miliardë, derisa në kornizën e kaluar (IPA 1) arrin rreth 11.5 miliardë. Këto shifra kuptohet e përfshijnë edhe Turqinë.
Mbetet e paqartë se si do të pozicionohen këto mjete paraqasëse dhe si Ballkani Perëndimor do të merr “më shumë” për periudhën 2021-2027 se sa për momentin, pasi tani për tani nuk ka detaje konkrete për propozimin që i referohet zgjerimit.
Nga KE për MIA kanë thënë se javën e ardhshme eurokomsiari për zgjerim, Oliver Varheji do të mbajë konferencë shtypi ku do të prezantohen hollësitë nga buxheti që i përkasin politikës së fqinjësisë dhe asaj të zgjerimit.
Në ndërkohë, ekspertët shtrojnë edhe pyetje të tjera. Njëherit, propozimi kryesor i Komisionit Evropian, i përgatitur në vitin 2018 për mjetet parainkuadruese parashikonte 14,5 miliardë euro për IPA 3, sqaron për MIA-n Biljana Spasovska nga Rrjeti ballkanik për zhvillim të shoqërisë civile dhe specialiste për IPA fonde.
“Pasi dokumenti i thekson vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor ndërsa ndihma parainkuadruese e përfshin edhe Turqinë, nuk është tërësisht e qartë nëse dhe për çfarë rritje bëhet fjalë, veçanërisht që deri më tani nuk e dimë cilat do të jenë alokacionet sipas vendeve”, thotë Spasovska.
Ajo për MIA-n sqaron se sipas dokumenteve të BE-së institucionet parashihet që fondet e ardhshme për vendet nga zgjerimi të sistemohen në “mënyrë korrekte” mes vendeve.
Tani pë tani, IPA fondet shpenzohen në pajtim me “performancën” e shteteve. Sa më efikase një vend t’i shfrytëzojë mjetet, as më shumë edhe fiton. Këshilli i BE-së, thotë Spasovska, kumtoi se në të ardhmen do të ndahen këto mjete në mënyë më të drejtë, por tani për tani detajet nuk bëhen të ditura. A do të alokohen mjetet për çdo shtet individualisht? Sipas cilës logjike? Këto pyetje mbesin të papërgjigjur tani për tani, në pritje të konferencës për shtyp të komisarit Varheji.
Mjetet nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor do të mund të jenë edhe zvogëlohen në rast të mungesës së avancimit reformues.
Komisari Han, sot insistoi në faktin se për Komisionin dhe për të personalisht si ish komisar për zgjerim, Ballkanit Perëndimor do t’i kushtohet vëmendje e veçantë dhe insistoi se rajoni “do të marrë më shumë” se buxhetet paraprake.
Buxheti i propozuar i BE-së për periudhën e vitit 2021-2027, duke përfshirë edhe mjete për rajonin, duhet së pari të gjindet në tryezën negociuese të Këshillit dhe të Parlamentit të BE-së ku padyshim do të pësojë ndryshime. Këto dy institucione më pas duhet të japin dritë të gjelbër për miratimin e buxhetit.