KE ka pranuar kërkesë për ndihmë nga Maqedonia e Veriut

Komisioni Evropian për MIA-n konfirmoi se është pranuar letër me kërkesë për ndihmë për përballje me krizën e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“Mund të konfirmojmë se komisari Varheji ka pranuar letër nga Qeveria e Maqedonisë dhe shumë shpejtë do të përgjigjemi. Për momentin punojmë në mënyrë intensive t’u ndihmojmë partnerëve nga Ballkani Perëndimor që të përballen me koronavirusin dhe t’u sigurojmë mbështetje për lehtësimin e pasojave socio-ekonomike nga kriza”, deklaroi për MIA-n Ana Pisonero, zëdhënëse e komisarit për zgjerim, Oliver Varheji.

Sipas informacioneve të MIA-s, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje ka dërguat letër deri tek Komisioni Evropian në të cilën kërkon ndihmë për lehtësimin e krizës, e cila pritet të vijë ditëve në vijim. Qeveria shpreh kënaqësi që BE-ja mobilizohet në mënyrë solidare dhe shpreson se qasja e njëjtë do të mund të përvetësohet edhe ndaj vendeve kandidate për anëtarësim.
Bashkimi Evropian është cak i ditëve të fundit kritike për shkak të asaj që nuk i përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor në masat për ndihmë.

Maqedonia e Veriut ofron disa opsione për mënyrën në të cilën BE-ja do të mund t’i ndihmojë vendit që të përballet me këtë gjendje krize, si për shembull rialokimin e disa fondeve.

Qeveria përkujton edhe se Maqedonia e Veriut është vend pjesëmarrëse në Mekanizmin civil për mbrojtje, mekanizëm i cili mundëson ndihmë urgjente në rast të katastrofave dhe fatkeqësive dhe paralajmëron se është e mundur në periudhën në vijim t’i duhet ndihmë e nevojshme përmes këtij mekanizmi.
Vendi, gjithashtu, kërkon nga Komisioni Evropian ta shqyrtojë mundësinë të jetë e përfshirë në mekanizmat për lehtësimin e presionit ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mekanizëm i cili është i aktivizuar për vendet anëtare të BE-së.

Maqedonia e Veriut mund të vuajë për shkak të vendimit të disa vendeve anëtare të BE-së që të ndalohet eksporti i pajisjes së nevojshme ndaj vendeve të treta. Komisioni Evropian e mbështet këtë masë të BE-së dhe thekoi se vendet e treta do të duhet të marrin leje të veçanta nëse kërkojnë import të pajisjeve nga ndonjë vend i Unionit.

Në këtë kontekst, Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkon nga Komisioni Evropian ta revidojë këtë vendim dhe ta largojë vendin nga grupi i shteteve për të cilat janë të nevojshme autorizime të veçanta.

Në Komisionin Evropian jozyrtarisht komentohen se situata është e rëndë edhe në vetë BE-në, por se janë të vetëdijshëm se duhet të përgjigjen në nevojat për ndihmë humanitare dhe mbrojtje civile, por KE-ja e përfshin edhe çështjen e riatdhesimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të bllokuar jashtë vendit.

Sa i përket pasojave socio-ekonomike nga kjo krizë, Komisioni Evropian punon në atë që të riorientohen programet aktuale investuese që t’u sigurohet kapital ndërmarrjeve, veçanërisht atyre të vogla dhe të mesme, thonë burimet e MIA-s në KE. Rialokimi i fondeve parainkuadruese gjithashtu shqyrtohet, pohojnë nga Komisioni Evropian dhe përkujtojnë se lehtësimi i rregullave të BE-së për ndihmë shtetërore automatikisht vlejnë edhe për vendet kandidate.

Burime për MIA-n shtojnë se bëhet fjalë edhe për përshpejtimin e projektit të Qendrës evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve që t’i ndihmohet sistemit shëndetësor të përgjigjet në sfidat, gjegjësisht përmirësimin e kapaciteteve për kontroll dhe monitorim të sëmundjeve infektuese, përmirësim të aftësive dhe gatishmërisë së nevojave shëndetësore dhe përmirësim të laboratorëve mikrobiologjike publike.

E tërë kjo tani për tani, megjithatë, nuk konfirmohet zyrtarisht nga ana e Brukselit, por komisari për zgjerim në seancën e fundit të Komisionit Evropian i ka prezantuar iniciativat që shqyrtohen. Me rëndësi tani do të jetë që të shihet përgjigja e vendeve anëtare.

Marketing