KE: Nuk ka fare arsye të mos përdoret AstraZeneka

Komisioni Evropian komunikoi sot se nuk ka asnjë arsye që të mos përdoret fare vaksina AstraZeneka pas mendimit të Agjencisë Evropiane të Barnave, raporton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Marketing

“Agjencia Evropiane e Barnave sapo ka dhënë mendim pozitiv për AstraZenekën sepse përfitimet janë akoma më të mëdha se rreziqet, nuk ka kërkuar të ndalohet AstraZeneka, disa shtete anëtare kanë vendosur të marrin qasje më të ashpër, nuk ka asnjë arsye që të mos përdoret fare”, tha zëdhënësi për shëndetin i Komisionit Evropian, Stefan De Kersmaker.

Marketing