Juventusi ka mposhtur Milanin 2-1 në sfidën e javës së 31-të të kampionatit italian.
Ndeshja absolutisht nuk ka kaluar pa polemika e sidomos me ato të VAR-it.
Mysafirët e nisën mjaft mirë ndeshjen me disa sulme të mira, derisa në minutën e 34-të, një top i prekur me dorë nga ana e Alex Sandro brenda zonës bëri që gjyqtari të merrte ndihmën e VAR-it, por vendosi të mos akordonte penallti.
Pesë minuta më vonë, ekipi i Gattusos shënoi për golin e avantazhit me të zakonshmin Krzysztof Piatek (39′), që shfrytëzoi mjaft mirë asistimin e Bakayokos.
Në pjesën e dytë, Juve ndërroi fytyrë dhe përmbysi rezultatin.
Së pari Paulo Dybala (60′) nga pika e bardhë dhe më pas talenti Moise Kean (84′) i siguruan fitoren ‘Bardhezinjëve’, që tashmë tubojnë 84 pikë në vendin e parë dhe janë afër të shpallen edhe matematikisht kampion.
Milani edhe pse është në vendin e katërt, do t’i duhet të luftojë deri në fund për pozitën që të çon në Ligën e Kampionëve, teksa javën tjetër në ‘San Siro’ luan derbin ndaj Lazios.