Keisi e vendosur, bën deklaratën e papritur për Kristin

Keisi është e vendosur të vazhdojë lidhjen e saj me Kristin. Një ditë më parë, i ati, Sabiani u bë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, me një qëllim, që t’i largojë nga njëri-tjetri por duket se nuk po ia arrin.

Marketing

Edhe pse Kristi e Keisi kanë siklet nga prezenca e Sabit, nuk ngurojnë që qëndrojnë bashkë e të thonë deklarata të papritura. Ashtu erdhi ajo e Keisit, e cila deklaroi se nëse Kristi eliminohet nga ‘BBV’ do largohet edhe ajo. Luizi i tha se kjo nuk ndodh pasi nëse largohet edhe Keisi, ikën dhe Sabiani.

Biseda:

Kristi: Po sikur të dal unë?

Keisi: Po dole, dal dhe unë.

Kristi: Nuk ke nevojë të dalësh. Nuk dua unë të dalësh.

Keisi: Po do dal se çfarë do bëj.

Kristi: Aman sa të mirë të kam.

Keisi: O Lui nuk e beson. I thashë po doli do dal dhe unë, se çfarë do bëj?

Luizi: Nuk e bën, se po dole merr dhe Sabi pas.

Keisi: Pse mendon se nuk vjen ai?

Luizi: Kjo që the, e vendos më shumë Kristin në shtëpi.