Kejvina humb afro 30 mijë ndjekës në Instagram, Luiz Ejlli fiton mbi 200 mijë sosh

Modelja Kejvina Kthella ka qenë një prej personazheve më të përfolur gjatë këtyre ditëve.

Marketing

Kjo pasi gjatë një debati me këngëtarin Luiz Ejlli mbrëmjen e së shtunës, ajo e goditi me shuplakë konkurrentin e Big Brother VIP Albania.

Mu për këtë shkak, produksioni mori vendimin që mbrëmjen e së martës ta përjashtojë bukuroshen bionde nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Mesa duket eksperienca në Big Brother VIP Albania ka qenë një ogur i keq për Kejvinën, pasi siç rëndom ndodh te shumica që të fitojnë ndjekje më të madhe në BBV – me të në fakt ndodhi e kundërta.

Po të shohësh Instagramin e saj, mund të vëresh se që nga hyrja e saj në spektaklin më të ndjekur të momentit, Kejvina ka humbur mbi 20 mijë ndjekës.

Pas incidentit me Luiz Ejllin në Big Brother VIP Albania, faqja e Kejvinës në Instagram bllokon të gjitha komentet e ndjekësve
Ajo kishte plot 817 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram më datë 24 dhjetor 2022, kur edhe u fut brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Profili i Kejvina Kthellës në hyrje të Big Brother VIP Albania

Ndërkohë që pas daljes së saj të martën, Kthella ka vetëm 788 mijë ndjekës, që i bie rreth 30 mijë ndjekës më pak.

Raporti i humbjes së ndjekësve të Kejvina Kthellës në Instagram

Por krejt e kundërta ndodh me konkurrentin e saj kundërshtar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin, i cili e nisi me vetëm 600 ndjekës aventurën e tij në BBVA dhe tani ka afro 240 mijë sosh.

Raporti i shtimit të ndjekësve të Luiz Ejlli në Instagram

Një humbje të vogël ndjekësish ka pasur edhe prezantuesja e programit, Arbana Osmani, e cila kishte dy mijë ndjekës më pak deri në momentin kur produksioni i BBVA ndërmori masa ndaj veprimit të Kejvinës.