Kekenovski: Kandidatët gjatë javës së parë kanë zhvilluar një fushatë të civilizuar

Fillon java e dytë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale në të cilën tre kandidatët për funksionin e presidentit vazhdojnë t’i shfaqin programet e tyre, konceptet dhe vizionet në takime, tribuna dhe tubime.

Marketing

Profesori universitar Jove Kekenovski në një prononcim për Zhurnal, javën e parë të fushatës zgjedhore të kandidatëve për president e cilëson si dinjitetshme dhe të civilizuar.

Kekenovski pret që me kalimin e kohës së fushatës të ashpërsohet retorika mes kandidatëve, kryesisht mes Pendarovskit e Siljanovskës.

“Asgjë jo të zakonshme. Mirë është që deri më tani fushata është zhvilluar në mënyrë të civilizuar pa ndonjë ofendim mes kandidatëve. Por siç do të kalon koha pres që të ashpërsohet retorika dhe të vjen deri te përdorimi i fjalëve të pahijshme, sepse me kalimin e kohës kandidatët do ti kap panika dhe mund të ndodhë ndonjë polemikë të caktuar mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, edhe pse këtë nuk e pres nga Reka sepse ai tani për tani po mbahet dinjitetshëm dhe pak më anash nga Pendarovski e Siljanovska”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Jove Kekenovski.

Fushata zyrtarisht filloi më 1 prill, ndërsa do të zgjasë deri më 19 prill pas çka vijon heshtje zgjedhore 24 orëshe para ditës së votimit. Në terren vazhdon edhe fushata parazgjedhore edhe e kandidatëve për kryetarë të komunave në Ohër, Novo Sellë dhe në Dibër, për të cilët zgjedhja mbahet së bashku me zgjedhjet presidenciale për të cilat rrethi i parë i zgjedhjeve është caktuar për më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë për më 5 maj.