“Kemi 9 vite lidhje”, Leonora përlotet pas befasisë që ia bëri partneri

Partneri i bëri befasi Leonora Jakupit.
Leonora Jakupi vazhdon të mbetet një prej emrave më të dashur të skenës muzikore shqiptare.Këngëtarja gjithmonë ka tentuar që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut, por së fundi ka zbuluar disa detaje të lidhjes.

Marketing

Ajo në intervistat e fundit ka deklaruar që pret të bëjë martesë gjatë vitit 2021, por ende e mban të fshehtë identitetin e partnerit.

E ftuar në “Prive”, Leonora u befasua nga i dashuri, i cili i dërgoi një letër publike asaj, duke shprehur haptas dashurinë që ka për të.

E kjo gjë e bëri Leonorën të emocionohet dhe të përlotet, ndërsa tregoi se ka nëntë vite që është bashkë me të, por të dy kanë preferuar që lidhja e tyre të jetë larg vëmendjes së publikut.

 

 

E kjo gjë e bëri Leonorën të emocionohet dhe të përlotet, ndërsa tregoi se ka nëntë vite që është bashkë me të, por të dy kanë preferuar që lidhja e tyre të jetë larg vëmendjes së publikut.