Kemi harruar drejtshkrimin/ Teknologjia po largon edhe shqiptarët nga shkrimi me dorë

Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Ne shkruajmë, lexojmë, shikojmë dhe argëtohemi me pajisjet digjitale.

Marketing

Së fundi Suedia ka vendosur t’i mbajë larg shkollës tabletat dhe kompjuterët, në mënyrë që nxënësit të mësojnë dhe përmirësojnë shkrimin e dorës.

Alfabeti i gjuhës sonë shqipe ka 36 shkronja shtypi dhe dore. Pyetja që u bëmë qytetarëve është: A i mbajnë mend të gjitha shkronjat e dorës dhe kur ka qenë hera e fundit që kanë shkruar me dorë.

“Unë kam 6 vjet që kam dalë në pension dhe jam shkëputur nga të shkruarit me dorë që e aplikoja në punë. Tani njohim vetëm gërmat kapitale që shkruhen me teknologjinë. Një të riu po t’i japësh të shkruajë me dorë bën shumë gabime ortografike, nuk kujtohet si bëhen shkronjat. Mua nuk më kujtohet tani si shkruhet H-ja e madhe e dorës, J-ja, apo Gj-ja”.

“Shkrimi i dorës të mëson durimin, i mban më mirë mend gjërat. Në e kemi trashëgimi gjuhën tonë të bukur, është identiteti ynë”.

“Gjithë historia jonë shqiptare ka ardhur nëpërmjet të shkruarit me dorë dhe jo me teknologji. Shkrimi mbetet përjetë”, thonë qytetarët.

Marketing