Kënd e frikëson Blerim Sejdiu pas 31 Tetorit me policinë?

Ethet e së premtes mbrëma e kanë kapluar Blerim Sejdiun që ndjen se po i ikë nga duart Komuna dhe kjo ia ka humbur toruan, qetësinë, durimin. Votuesit po ashtu ia treguan që në rrethin e parë se sa ka punuar ai në mandatin katërvjeçarë, por sa më shumë që afrohet dita e votës, aq më shumë ai po merr rolin e një “sherifi” që kërcënon me polici. Por, Blerim Sejdiu harron se është në pushtet me partinë e tij dhe përpiqet në “grahmat e fundit” të arsyetojë humbjen që e pret të dielën në mbrëmje.

Marketing

Ajo që është shqetësuese ka të bëjë me faktin se kënd po e frikëson Blerim Sejdiu me policinë?! Çfarë e nxiti që të bëjë postimin më kundërthënës të mundshëm duke thënë se stacionet policore në Tetovë dhe Grupçin, të parat do të reformohen pas këtyre zgjedhjeve!

Blerim Sejdiu në radhë të parë duket se nuk e ka haberin se të kujt ingerenca janë të policisë, pra të Komunës apo Ministrisë së Brendshme.

Blerim Sejdiu është në të njëjtën kupolë të Qeverisë, që drejton vetë policinë. Por, këto kërcënime nga një njeri me pushtet të vogël si Blerimi, a janë një ogur i zi se ai si një xhandar do të hyjë nëpër shtëpitë e shqiptarëve me policë?!

A është kjo e ashtuquajtura “xhandarmëria” e Blerim Sejdiut për popullin shqiptarë dhe a është ky një kërcënim ndaj banorëve të Zhellinës që vjen nga ai që i drejtoi katër vite se pas një fitore të mundshme edhe pse është larg asaj që pas 31 tetorit ai të shkojë me policë atje?!

Blerimi ka një panik dhe këtë ia diktojnë rezultatet e rrethit të parë në të cilin ai morri një karton të kuq sepse banorët e Zhelinës janë një elektorat i mençur që dinë të vlerësojnë punën e një kryebashkiaku por, njëkohësisht dinë edhe t’ia tregojnë derën një dështaku.

Marketing