Këndet e lojërave të kënaqura nga protokollet e miratuara me të cilat sërish do të fillojnë me punë

Grupacioni i veprimtarive argëtuese, rekreative dhe edukative në suaza të Odës së Shërbimit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë e përshëndetri miratimin e protokolleve për hapjen dhe punën e këndeve të lojërave, që do të thotë edhe rifillimi i tyre me punë. Sipas Grupacionit, me respektim të plotë të protokolleve, këndet e lojërave janë të gatshme të mundësojnë qëndrim të sigurt të fëmijëve.

Marketing

“Grupacioni i këndeve të lojërave pran LOE-së i njofton prindërit dhe fëmijët se në pajtim me protokollet të hartuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa të pranuara nga Qeveria, pas pauzës shtatëmujore mundësohet që këndet e lojërave t’i hapin dyert e tyre për festimin e ditëlindjeve të fëmijëve”, theksojnë në kumtesë.

Sipas kryetarit të Grupacionit për veprimtari argëtuese, rekreative dhe edukative Trajko Nikollovski, ditëlindjet përfundimisht do të mund të festohen në hapësirë të sigurt dhe të dezinfektuar.

Këndet e lojërave dhe qendrat edukative u mbyllën me dekret të qeverisë para shtatë muajve dhe janë në mesin e veprimtarive të fundit për të cilat përcaktohen rregullat për hapje dhe punë. Në periudhën e kaluar festimet e ditëlindjeve të fëmijëve organizoheshin, në kushte të pasigurta dhe të pakontrolluara pa punë të këndeve të lojërave, që me miratimin e protokolleve pritet të tejkalohet.

Marketing