Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka postuar në profilin e tij një këngë labe, me këngëtare popullorë nga zona të ndryshme të Labërisë.
Ata këndojnë njëherazi një këngë, e cila përcjell tradita të zonës.
Kënga këndohet nga Ansambli Cipini, ndërsa titulli i saj është “Këndojmë bashkë, por jo të braktisur” referuar kohës së vështirë që po jetojmë nga pandemia.
Këngëtarët, me anë të këngës karakteristike jugore, vënë në dukje bukuritë e zonës dhe përcjellin mesazhin, se në këta ditë është shumë e rëndësishme të qëndrosh në shtëpi, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
blob:https://www.facebook.com/fb6eb2f6-fcc0-4981-82a3-d572089c6fd8