Megjithatë, këtë vit janë janë paralajmëruar shumë surpriza, njëra prej të cilave është zbuluar për të gjithë shikuesit e festivalit.
“Këtë 20 vjetor festivali “Kënga Magjike”, sjell një risi teknologjike. Për herë të parë në Shqipëri Livestream në VR. Mund të përjetoni emocionet e skenës edhe nga shtëpia nëpërmjet realitetit virtual. Kënga Magjike po afron”, shkruan në faqen e Këngës Magjike në Instagram.
Fifi dhe Mc Kresha, Ronela Hajati, Roza Radi, Kejsi Tola janë vetëm disa nga emrat e njohur që janë pjesë e “Kënga Magjike 2018”.