Moderatori i njohur Ardit Gjebrea para ca kohësh njoftoi se festivali ‘Kënga Magjike’ do vijë me risi këtë vit. Ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram, Arditi i ka njoftuar të gjithë ndjekësit për mënyren e re të funksionimit të kompeticionit, për rregullat e reja si dhe për datën e startimit.
Festivali “Kënga Magjike”, drejtuar nga Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi, të dielën e parë të transmetimit e ka me datë 22 Shtator. Përveç këngëtarëve “New artist” do të këndojnë dhe artistët “Big”. Në edicionin 21 të këtij festivali, për herë të parë publiku ka të drejtë votimi dhe do të votojë për artistët “Big”, ndërkohë që juria për artistët e rinj.
“Të hënën dhe të martën, 2 dhe 3 shtator nga ora 10:00 nga 16:00 mirepresim në ‘Tv Klan’ këngët e reja të ‘Kënga Magjike 2019’. Që të dielën e parë të transmentimit, datë 22 shtator do këndojë live jo vetëm këngëtarët ‘New Artist’, por edhe ata ‘Big’. Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit se cilët ‘Big’ do të jenë në gjysmëfinale, ndërkohë që juria vendos për ‘New Artist’. Pas 20 vitesh eksperiencë edicioni i 21 do të sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku.”- ka njoftuar moderatori.
Një ndër ndjekësit e ka pyetur se ku mund ta shohin festivalin ato qe ndodhen jashtë Shqipërisë, pasi nuk e shohin Klanin që një muaj. Ja përgjigja e Arditit: ”Unë të hënën do kthehem të nis punën dhe do mësoj edhe infot për ndryshimet në transmetimin satelitor. Për një gjë jam i sigurtë, që kur të fillojë E Diela Shqiptare dhe Kenga magjike, nuk do ketë shqiptar që nuk do e shohë, pasi Klan-i nuk mund të lërë askënd pa e ndjekur. Ne fillojmë me të dielën në 15 Shtator. Shihemi dhe vërtetë ju jam mirënjohës që na ndiqni! Nuk do ju zhgënjejmë edhe këtë vit!”