Në më pak se 24 orë, artistët e muzikës kanë sjellë 5 këngë të reja.
Lojën e hapi si fillim Diona Fona, me një këngë verore, “Mama”. “Vera erdhi shpejt”, shkroi këngëtarja në përshkrimin e postimit të saj nga klipi, i cili është plot ngjyra e ritëm.
Noizy, i cili ka qenë mjaft aktiv në këtë periudhë, solli “Warning”, një bashkëpunim me BM. Ky është bashkëpunimi i tretë i reperit pas “Lozonjare” me Altin Sulkun dhe “Maradona” me Elai.
Dy vëllezërit reperë, Mozzik dhe Getinjo sollën “Toto Rina”, një projekt që kujtoi pak “El Chapo”. Një këngë me dy pjesë, e para më ritmike dhe verore, ndërsa e dyta e mbizotëruar nga repi dhe fjalori eksplicit e i guximshëm.
Pinky Promises” është kënga më e re e Loredanës në gjuhën gjermane. Ndërsa jemi mësuar me stilin e saj unik, kësaj here surpriza ishte Hana, vajza e saj me ish-partnerin Mozzik, e cila bënte pjesë në skenat e klipit.
Azet ngriti “Gotat” në këngën e tij, një projekt ritmik i përzier në shqip e gjermanisht që mbyll këtë pesëshe të këtyre orëve.
Ndërkohë sot, pritet publikimi i këngës së re nga Gjest, “Qa m’bone”, i paralajmëruar për moshat 18+. Era Istrefi është një tjetër emër që mund të publikojë sot “TKRKT” pasi pyeti fansat në rrjetet sociale.