Këngëtari i njohur italian Antonello Venditti, nesër do të jetë prezent në Tiranë për ndeshjen e finales së “Conference League” mes Romës dhe Feyenoord, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 21:00.
Teksa ka publikuar një video në Instagramin e tij këngëtari ka shkruar “Dhe tani kam vendosur… do shkoj në Tiranë, pastaj në Jesolo më 28 maj për koncertin e fundit të SISDP-së dhe më pas…më 18 qershor në stadiumin Olimpik në Romë për premierën e VendittiDeGregori dhe për të ndjekur. Një turne i gjatë me ju. Ju presim”.
Venditti është një fans i zjarrtë i ekipit italian, Roma.
Rreth 100 tifozë, mes të cilëve 35 ultras të Romës kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me tragetet e linjës së Barit në Durrës.
Gjatë këtyre dy ditëve është konfirmuar mbërritja në Durrës e 500 tifozëve të organizuar.
Mëngjesin e sotëm me dy tragetet e linjës Bari-Durrës mbërritën në total 527 udhëtarë, 100 prej të cilëve për finalen e madhe të 25 majit Roma-Feyenoord.