Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja feston Ditën e Gruas si nënë.

Marketing

Anjeza Shahini është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka lajmëruar këtë me anë të një postimi që ka bërë sot në rrjetin social Intagram.

Anjeza ka dhënë lajmin pikërisht më 8 mars, në ditën e grave, duket shprehur lumturinë që po e feston këtë ditë si nënë.

Këngëtarja ka lindur një vajzë, të cilës ia ka lënë emrin Victoria Kelis, për të cilën Anjeza shkruan se është ‘e vogël sa një gogël’.

“Dita e parë e grave për mua si një nënë.. Përshëndeteni vajzën time TORI (Victoria Kelis Connolly) ???????????????? Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogel sa një gogël ????????‍????që quhet TORI (Victoria Kelis Connnolly) “, ka shkruar Anjeza në postim.

Këngëtarja nga shqipëria është e martuar me diplomatin anglez Paul Edward Connolly, me të cilin po jetojnë në Londër.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/kengetarja-e-njohur-shqiptare-behet-nene-per-here-te-pare-633637/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Marketing