Këngëtarja ‘serbe’ që dikur quhej Minire Jashari, sot Mina Kostiq

Në mediet serbe po qarkullon lajmi se këngëtarja e njohur ‘serbe’ dikur quhej Minire Jashari.
Mina Kostiq më parë quhej Minire Jashari, por ajo para kamerave e ka mohuar këtë fakt, shkruan Puls Online, transmeton lajmi.net.

Ajo e ka quajtur gënjeshtër këtë gjë, megjithatë ajo ka konfirmuar se ndryshoi emrin e saj, por këngëtarja është e hutuar kur zbuloi origjinën e saj të vërtetë.

Marketing

“Është e vërtetë se në moshën 19-vjeçe e kam ndërruar emrin dhe mbiemrin, pastaj kam shkuar në kishë dhe jam konvertuar dhe kryqëzuar. Por nuk e kam pasur emrin Minire Jashari. Këto janë gënjeshtra. Babai im ishte nga Ferizaji, ndërsa mamaja nga Peja, pra jam me prejardhje nga Kosova. Por unë jam kryqëzuar”, ka thënë ajo gjatë një interviste.

Kjo nuk është hera e parë që Mina ka mohuar të vërtetën, në vitin 2017 ajo ishte në qendër të skandalit kur deklaroi se ishte në një shtet tjetër, i cili përfundimisht doli të ishte i pasaktë.