Ballina Lajme Kosovë Kërcënim me bombë në Rektoratin e UP-së

Kërcënim me bombë në Rektoratin e UP-së

Një bombë dyshohet se është vendosur në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv rektori i UP-së Naser Sahiti, i cili ka thënë se kanë pranuar një email për një vendosje të bombës brenda Universitetit të Prishtinës.

“Po, kemi pranuar një email për një bombë në universitetin “Hasan Prishtina”.

Sahiti shtoi se emaili është dërguar rreth orës 14:00, derisa nuk dha detaje në lidhje me të.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili është shprehur se informacionet e para janë se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, është shprehur Borovci.

Marketing
Exit mobile version