Nga BDI u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të hetojnë rastin e e-mail-it kërcënues ndaj deputetëve të kësaj partie, përcjell TV21. Kërkojnë që autorët të nxirren para drejtësisë.
“Jemi dëshmitarë të kërcënimeve serioze dhe mesazheve të dhunshme drejtuar deputetëve të BDI-së, të cilat jo vetëm janë kërcënim për anëtarët tanë, por edhe sulm direkt ndaj vlerave dhe institucioneve demokratike të vendit tonë. Këto incidente tregojnë shkallën e lartë të intolerancës dhe urrejtjes që përhapet në të gjithë shoqërinë tonë dhe kjo duhet të dënohet nga të gjithë”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.