Dy incidente ka regjistruar dje policia e Tetovës ku nëpunës të saj kanë qenë cak i kërcënimeve për sulm fizik si dhe incizim të paautorizuar. Nëpunës policor ka lajmëruar se me automjetin e shokut të tij, F.I (24) nga Tetova kanë shkuar bashkë deri te stacioni i policisë për në punë, por rreth orës 19 në rrugën “107”, dje një automjet ua ka ndërpre rrugën.
“Në automjetin ka qenë personi S.A bashkë me babanë e tij dhe një tjetër person, të cilët kanë tentuar fizikisht t’i sulmojnë dhe u janë kërcënuar. Pastaj, me automjetin i kanë ndjekur deri te stacioni i policisë në Tetovë. Personat janë thirr në bisedë në stacion të policisë dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, me çka do të pasojë parashtresë adekuate, njoftoi sot SPB e Tetovës.
Gjatë ditës së djeshme në bulevardin “Ilindenska”, madje një nëpunës policor nga policia e trafikut në mënyrë të paautorizuar është incizuar nga M.R (34) nga Tetova derisa ka kryer aktivitetet zyrtare lidhur me automjetin e tij të parkuar gabimisht ‘folksvagen pasat’ me targa të Kosovës. M.R ka refuzuar të ndalet dhe të fshijë incizimet nga telefoni me çka është privuar nga liria. Janë marrë masa me çka do të ngritët parashtresë adekuate. as/fab