Kërcënohet dhe grabitet djali i zëvendëskryeministrit të Italisë, Matteo Salvini: U ndodh shumë njerëzve

Djali i zëvendëskryeministrit të Italisë është grabitur dhe kërcënuar nga dy afrikano-veriorë në rrugë.

Marketing

19-vjeçari Federico Salvini u kërcënua me një shishe të thyer, teksa ishte vetëm në rrugë, e më pas i është marrë telefoni. Ngjarja ndodhi të premten orës 21:00 pranë Pio Albergo Trivulzio në perëndim të Milanos.

Zëvendëskryeministri njëkohësisht edhe Ministër i Infrastrukturës, Matteo Salvini ka reaguar në lidhje me këtë sulm që i ka ndodhur djalit të tij, teksa e quan diçka normale në rrugët e Milanos.

“Atij i ndodhi ashtu siç u ndodh për fat të keq shumë njerëzve në Milano. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua”, tha ai.

Fillimisht 19-vjeçari ka lajmëruar të atin, i cili më pas së bashku me policinë vendase kanë shkuar në vendngjarje.

Policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa telefoni më pas u dorëzua nga një person tek autoritetet në prag Krishtlindjesh.