Kërcënohet me jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska!

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, ka denoncuar në polici se ka marrë kërcënime për jetën, pasi para garazhit të saj kishte gjetur një krevat të improvizuar dhe një thikë.

Marketing

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia.

“Më 14 maj në SPB Shkup, D.K ka denoncuar se në rajonin e Qendrës në garaxhet nëntokësore, në vendparkimin e saj, janë gjetur një krevat i improvizuar dhe një thikë kuzhine” – thonë nga policia.

MPB-ja thotë se për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Publik kurse gjësendet janë marrë për ekspertizë dhe se po punohet për zbardhjen e rastit./tvklan.mk

Marketing