Ballina Aktuale Kërcënohet teologu i njohur: “35 mijë euro haraç, ose të shkon koka”

Kërcënohet teologu i njohur: “35 mijë euro haraç, ose të shkon koka”

Dukuria e haraçit vazhdon të jetë e pranishme ende në shoqërinë kosovare. Rasti i fundit i ka ndodhur profesorit të shkencave islame, Mustafa Bajrami.

Marketing

Në një postim në profilin e tij në Facebook, teologu Bajrami ka bërë të ditur se një person i ka kërkuar haraç mijëra euro, ose do t’i shkoj koka.

Sipas tij, është dashur ndërhyrja e një personi tjetër (ndërmjetësuesi) që çmimi i haraçit të bie, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Bajramit në Facebook:
LAJMËRIM PUBLIK!

HARAÇI ME GJAK VAZHDON NË KOSOVË!
(Viktima e fundit jam unë dhe familja ime e dhashtë Zoti të jemi të fundit)

Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar.

I them botnisht zotëriut dhe zotërinjëve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashta vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem.

Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë.
Dinjitetin tonë familjarë kemi për ta ruajtur, për aq sa dimi dhe për aq sa mundemi. Presim ndihmën e shtetit tonë..!

Marketing
Exit mobile version