Kërcënoi bashkëqytetarin me mesazhe, arrestohet shkupjani

Dje në ora 16:15 në Shkup, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë është privuar nga liria A.I.(24) nga Shkupi. Ai është raportuar rreth orës 13.00 nga 56-vjeçari nga Shkupi se i ka dërguar mesazhe me zë me përmbajtje kërcënuese përmes një aplikacioni celular.

Marketing

Në koordinim me Prokurorin Publik, personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale nga neni 144 paragrafi 4 të Kodit Penal.