Ballina Aktuale Kërçovarët masivisht pritën funksionarët e BDI-së: Debati të kthehet në kryesinë qëndrore

Kërçovarët masivisht pritën funksionarët e BDI-së: Debati të kthehet në kryesinë qëndrore

Qytetarët kërçovarë sot masovikisht pritën funksionarët e lartë të Bashkimit Denokratik për Integrim në takimin e radhës të zhvilluar me qëllim të dëgjimit të zërit të popullit, rreth gjendjes brenda BDI-së dhe politikave të dështuara të pjesës shqiptare të ekzekutivit në krye me Artan Grubin.

Marketing

Funksionarët e lartë të BDI-së Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta, Saranda Imeri Stafai, Visar Ganiu para kërçovarëve shtjelluan problemet me të cilat ballafaqohet Kërçova në veçanti dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.

Temat e diskutuara ishin mosrealizimi i Koridorit 8-të i cili përflitet me vite të tëra, spitali i haruar në Kërçovë, si dhe mos investimi i projekteve nga ana e qeverisë.

Kryetari i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së Musa Xhaferi tha se me aq mund e kanë ndërtuar BDI-në që as mendja nuk u shkon që ta dëmtojnë, dhe asnjëherë nuk kanë sulmuar figurën e kryetarit të saj Ahmeti. Artan Grubi natë e ditë propagandon që ne punojmë kundër Ali Ahmetit, tha Xhaferi, por e vërteta është se ai vet fshihet dhe mbrohet pas figurës se Ali Ahmetit. Ai me ministrat tjerë duhet të tregon sa ka investuar në Kerçovë, tha Musa Xhaferi.

Nënkyetari i BDI-së dhe deputet në Kuvendin republikan Izet Mexhiti gjatë paraqitjes para qytetarëve kërçovarë kërkoi që debati të kthehet në kryesinë e partisë. Çdoherë ka pasur debat brenda partisë, por në fund kemi ditur të marrim vendimet e duhura në të mirë të partisë. Ne nuk kemi asgjë personale ndaj askujt, asnjëherë nuk kemi pasur qëllime të këqija. Të përmirësohemi para se të na përmirësojë populli, deklaroi Izet Mexhiti.

Mexhiti pyeti ekzekutivin pse sot në një qeverisje me kaq pushtet, ekzekutivi nuk lëviz në dreejtim të zhvillimit të komunave shqiptare.

Sekretari organizativ dhe kryetar i komunës së Sarajit Blerim Bexheti tha se struktura partiake ka filluar mos ta njof më këtë BDI me Artan Grubin, dhe pikërisht ky interesin dhe kjo pjesëmarrje e madhe e qytetarëve është që të kthehemi në vizionin e vertetë të BDI-së.

Sekretarja e BDI-së për mundësi të barabarta Saranda Imeri Stafai tha se nuk kërkon asgjë më shumë se transparencë dhe llogaridhenje, duke shtuar se kërkojnë zbatim të dygjuhësisë, vend për gratë në ekzekutiv, dhe vendimamarrje të gjërë dhe jo vetëm nga Artan Grubi.

Kryetari i komunës së Çairit dhe anëtar i kryesisë së BDI-së Visar Ganiu para kërçovarëve tha se nga Shkupi deri në Kërçovë ka rritur për gati dy orë ndërsa distanca është më e vogël se 120 kilometra. Videot 3D të qeverisë duken bukur por janë larg realitetit tha Ganiu, duke u shprehur i zgjënjyer që as 2 kilometrat e para të rrugës Shkup-Bllacë nuk janë kryer.

Funksionarët e lartë të BDI-së paralajmëruan se takimi i radhës me qytetarët do të vazhdon të enjten në Gostivar.

Marketing
Exit mobile version