Kërçovë/200 raste aktive, mungojnë shtretërit. Qendra Kovid pas 2 javësh

Situata epidemiologjike në Kërçovë gjatë muajt të fundit është rënduar dukshëm. Numri i të infektuarve ka shkuar në 600 ndërsa aktualisht evidentohen mbi 200 raste aktive me virusin korona.
Për çdo ditë kemi mesatarisht nga 20 raste të reja dhe këtë situatë e rëndon edhe mungesa e hapësirave për trajtimin e pacientëve, thotë drejtori i spitalit të përgjithshëm në Kërçovë Stanko Tërpeski.
Me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetsisë, kemi hapur njësinë Kovid ku janë hospializuar tashmë 20 pacientë që marrin trajtim me mbështetje të oksigjenit.
Por zgjidhja e problemit të hapësirave për trajtimin e pacientëve të infektuar me Kovid 19, do të ishte hapja e Qendrës Covid, por kjo qendër, sipas drejtorit Tërpeski pritet të hapet pas 2 javësh.
“Edhe në këto kushte të veprimit ne angazhohemi maksimalisht që ti trajtomë pacientët në mënyrën e duhur, por hapja e Kovid Qendrës do të krijojë kushte më të mira për trajtim më efikas të pacientëve”.
Kapacitetet e trajtimit, shton ai, do të rriten edhe me këthimin e 8 punonjësve shëndetsor të cilët para disa javësh dolën pozitiv. Tani gjendja e tyre shëndetsore është stabile dhe nga java e ardhshme ata do të jenë në funksion të pacientëve.
Marketing