Udhëheqësi i emisionit “Pressin”, Leonard Kërçuku ka thënë se Ali Ahmeti është personi që e ka pagëzuar Ushtrinë Çlirimtare.
E për këtë foli vetë kreu i BDI-së.
“Pseudonimi i UÇK-së ka qenë Uskana, vajza ime e ka pasë emrin Uskana, kemi diskutuar me këtë pseudonim për UÇK-në. UÇK-ja është aktivitet që ka vazhduar dekada me rradhë, e kemi rrumbullaksu me të gjitha forcat, është histori e gjatë.
Ahmeti ka folur edhe për krerët e Kosovës e të UÇK-së në Hagë.
“UÇK-ja është në Hagë”, tha mes tjerash Ahmeti duke thënë se ato janë padrejtësisht atje.