Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbështetur një fushatë për të detyruar të dashurën e raportuar të Vladimir Putinit, të largohet nga vila e saj luksoze në Zvicër.
Kështu raportojnë mediat e huaja, ndërsa bëhet e ditur se tashmë është nisur një peticion që Zvicra të deportojë ish-gjimnasten Alina Kabaeva, 38 vjeçe, duke e përshkruar atë si “bashkëpunëtore të regjimit të tij”.
Organizatorët e përshkruajnë veten si një grup rusësh, bjellorusë dhe ukrainas kundër Kremlinit zyrtar dhe kanë fituar më shumë se 59,000 nënshkrime.
Kabaeva, e cila mori dekoratën më të lartë shtetërore të Rusisë nga presidenti rus, pasi fitoi një medalje të artë olimpike në 2004, mendohet të ketë katër fëmijë me 69-vjeçarin.