Kërkonin bashkim për Presidentin shqiptar! Pse tani ASH e Besa nuk ia zgjasin dorën BDI-së?

Para një viti Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kërkonim bashkimin e votës shqiptare në mbështetje të kandidatit shqiptar për President të vendit“Kur mendojnë se mund të bëjnë konsensus, apo ujdi siç thotë profesori ynë i dashur, me të tjerët, me komshiun para se të bëjnë ujdi me vëllain, duhet ta dinë se e kanë gabim, sepse të tjerët as që na llogarisin si të barabartë me vetveten,” tha Bilall Kasami, kryetar Besa.

Marketing

“Jepni mesazhin e vazhdimësisë politike të shqiptarëve këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jo turpin e shndërrimit të politikbërjes shqiptare në vasalë dhe çirakë dhe në degë të VMRO-DPMNE-së ose të LSDM-së,” tha Ziadin Sela, kryetar ASH.

Tani pas një viti, këto dy subjekte nuk po ia shtrijnë dorën BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Por pse?As Aleanca e as Besa nuk e kundërshtojnë idenë, por kanë dyshimet e tyre tek propozuesi, pra BDI-ja.Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha thotë se kanë hamendje në seriozitetin e BDI-së për këtë çështje, duke rikujtuar edhe mos mbështetjen e partisë së Ahmetit në zgjedhjet Presidenciale.

TV21: Meqë BDI bëri atë gabim dhe nuk e mbështeti atëherë koalicionin tuaj për Rekën, ju tani të mbështesni tani idenë për kryeministër shqiptar?

“Ne jemi në një proces kur dihen listat, dihen bartësit dhe dihen ata që janë mandatar potencial për marrjen e qeverisë. Nëse ka qenë e sinqertë kjo ide e BDI-së është dashur ta propozojë në zgjedhjet që do të mbaheshin më 12 prill. Arsyeja se pse propozohet tash, e para de fokusimi i dështimeve 18 vjeçare të BDI-së dhe e dyta duke e parë rënien e saj të mundshme në zgjedhjet që vijojnë,” tha Arjanit Hoxha, sekretar gjeneral L.Besa.

Hoxha shprehet i bindur se një ditë Maqedonia e Veriut do të ketë kryeministër shqiptar, ndërsa shton se rrugëtimi për kryeministër shqiptar është nisur më mirë mes koalicionit Besa-LSDM, se sa me propozimin e BDI-së.

AsAleanca për Shqiptarët nuk e kundërshton idenë e kryeministrit shqiptar, por këtë ide të BDI-së e shohin se buron nga frika integristëve për humbje të zgjedhjeve.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 6 herë zgjedhjet. Së bashku me Cërvenkovskin, së bashku me Buçkovskin, Hari Kostovin, Gruevskin, Zoran Zaevin, unë nuk e di 6 herë fitojnë zgjedhjet, së paku një herë të kërkonin hajde Kryeministri të jetë shqiptar, asnjëherë s’e kam dëgjuar! Unë e kuptoj këtë shqetësim, të hedhjes së idesë, nuk e kundërshtojmë, as që diskutohet nuk jemi kundër, ata janë në panik të humbjes së zgjedhjeve,” tha Arben Taravari, sekretar gjeneral ASH.

Mendim të tillë kanë edhe nga Alternativa.

“Konsideroj se kërkesa e BDI-së për kryeministër është vetëm se një arsyeje e fuqishme se BDI-ja e sheh veten në opozitë,” tha Skendër Rexhepi, sekretar gjeneral Alternativa.

Ditë më parë, në 18 vjetorin e themelimit, Bashkimi Demokratik për Integrim doli me synimin dhe qëllimin e saj, që në këto zgjedhje Maqedonia e Veriut të ketë kryeministrin e parë shqiptar.(tV 21)

 

Marketing