Këshilla për ta ngrohur shtëpinë duke kursyer

Meqë jemi në stinën e vjeshtës, të gjithë duam ta kemi shtëpinë e ngrohur, por natyrisht që kjo kushton.
Pasi shpenzimet zënë një pjesë të mirë të buxhetit familjar, ekzistojnë disa këshilla për ta ngrohur shtëpinë tuaj duke kursyer.

Marketing

Në pjesën e mëposhtme mund t’i shihni disa nga ato:
Largoni rrobat që i vendosni për tu tharë mbi termo, sepse ato nuk lejojnë daljen e nxehtësisë.

Përveç rrobave, duhet të dini se edhe orenditë shtëpiake pengojnë shpërndarjen e nxehtësisë.

Nëse nuk e keni ditur, ekzistojnë disa letra të veçanta alumini për t’i vendosur pas kaloriferëve, në mënyrë që ta orientoni përhapjen e nxehtësisë në drejtim të shtëpisë e jo nga muret.

Izoloni sa më mirë që është e mundur qoshet të cilat kanë kontakt me mjedisin e jashtëm, për shembull në dritare dhe nën dyer.

Gjatë ditës kur ka diell hapni perdet e dhomës suaj, sepse kjo ndihmon në ruajtjen e ngrohtësisë.

Marketing