Këshilli Gjyqësor në RMV e mbështeti nominimin e Mirjana Lazarova Trajkovskës për gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Këshilli Gjyqësor e mbështeti Mirjana Llazarova Trajkovskën për nominimin e saj si kandidate për gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Marketing

Kërkesa, siç bëjnë të ditur Këshilli Gjyqësor, është shqyrtuar sot në seancë urgjente.

“Është shqyrtuar kërkesa për nominimin e kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe është dhënë përkrahje për nominimin e Mirjana Lazarova Trajkovska, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në informacionin e publikuar në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor.

Në seancën e sotme urgjente të 434-të, u diskutua për korrespondencën e dorëzuar nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u vendos që të mos dorëzohen shkrime për lëndët në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing