Këshilli gjyqësor sot në mbledhje urgjente do të diskutojë për rastin “Target-Fortesa”

Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për informatat e paraqitura në opinion për veprimin e Gjykatës së Apelit Shkup rreth lëndës së njohur si “Target-Fortesa”, si dhe rreth lëndëve të tjera me interes për opinionin të cilat janë në kompetenca të Gjykatës së Apelit Shkup.

Marketing

“Ttë hënën në korniza të kompetencave të mia menjëherë do të ndërmar veprime, ndërsa këshilli gjyqësor në korniza të kompetencae ligjore do ta shqyrtojë rastin konkret dhe për veprimet që do të ndërmeren dhe gjendjen e konstatuar faktike, do të njoftoheni me kohë. Potencoj se këshilli gjyqësor nuk ka kompetenca të rishqyrtojë apo të vlerësojë vendim gjyqësor, por ka kompetenca ët konstaton gjendjen gjatë procedurës në kuptimin e veprimit dhe nëse vendimi ka qenë i sjellur nga ana e gjykatësit të cilit i ka përfunduar manati përshkak përmbushjes së kushteve për pension”, thotë Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva.