Ballina Lajme Maqedoni Këshilli i komunës së Sarajit mbajti mbledhjen e 13-të, këto janë vendimet

Këshilli i komunës së Sarajit mbajti mbledhjen e 13-të, këto janë vendimet

Sot u mbajt mbledhja e 13-të e këshillit të Komunës së Sarajit
Në këtë mbledhje u miratuan gjithsej 15 pika:
– Raporti Kuartal për realizimin e Buxhetit të Komunës së Sarajit për periudhën prej: 01.10.2022 deri 31.12.2022.
– Raporti Kuartal i NPK-,,Saraj,,-Saraj, për periudhën prej: 01.10.2022 deri 31.10.2022
– Raporti Kuartal i NP,,AKCIOS,,-Saraj për periudhën prej: 01.10.2022 deri 31.10.2022
– Raporti – Vjetor i NPK-,,Saraj,,-Saraj për vitin 2022.
– Raporti – Vjetor i NP,,AKCIOS,,-për vitin 2022.
– Kalendari Buxhetor i Komunës së Sarajit për vitin 2023.
– Vendim për përcaktimin e pikëve për përllogaritjene e pagave për Nëpunësit Administrativ për vitin 2023.
– Vendim për plotësim dhe ndryshim të Statutit të NP ,, AXIOS,,-Shkup.
– Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal mes Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit për pjesmarje finansiare për kapjen e qenve endacak në teritorin e Komunës së Sarajit.
– Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal mes Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit për pjesmarje finansiare për ndërtim të stacionit pompues, ndërrim të gypave të ujit dhe ndërtimin e rezervuarit për vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviq, Llaskarcë, Semenishtë dhe Çajlanë.
– Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal mes Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit për përpilimin e Projektit për ndiçim publik të rrugës Saraj-Gllumovë ( nga kufiri i PGJU deri në hyrje të f.Gllumovë).
– Propozim -Vendim për pëlqimin e Statutit të Shoqatës për të rinjë KËSHILLI RINOR LOKAL SARAJ-Shkup
– Propozim – Vendim për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Rinor Lokal.
– Propozim – Vendim për binjakëzim në mes Komunës së Sarajit dhe Komunës Lukavac, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës
– Propozim – Vendim për binjakizim mes Komunës së Sarajit dhe Komunës L’Isla, Republika e Maltës

Marketing

Marketing
Exit mobile version