Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së miraton Platformën politike për Referendumin PRO NATO dhe BE

Platformë Politike për Referendumin për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian e miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm Bashkimi Demokratik për Integrim më 31 gusht 2018 në Shkup.

Marketing

Duke u nisur nga Deklarata themeluese e Bashkimit Demokratik për Integrim nga 5 qershori i vitit 2002;

Në përputhje me të gjitha programet tona në të gjitha proceset zgjedhore që nga themelimi;

Duke riafirmuar përcaktimet tona programore, ideologjike dhe strategjike si dhe vendosmërinë tonë në rrugën e natyrshme për integrim në familjen euroatlantike;

Të udhëhequr nga përcaktimet tona rilindase;

Të angazhuar për paqë, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim në vend dhe rajon, marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore;

Të përcaktuar në vazhdimësi dhe pa asnjë alternativë tjetër, për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian;

Të udhëhequr nga vullneti i shumicës absolute të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve tjerë të shprehur në tëgjitha proceset zgjedhore në vend;

Në harmoni me programin zgjedhor dhe platformën politike të Bashkimit Demokratik për Integrim;

Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që NATO-ja dhe BE-ja i kanë dhënë vendit në të gjitha fazat e procesit për anëtarësim dhe duke rikonfirmuar mbështetjen për arritjet e shënuara nga vendi ynë në këtë proces si Marrëveshja e Ohri, marrëveshja për stabilizim dhe asociim nga viti 2004, marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2005, liberalizimi i vizave në vitin 2009, rekomandim për hapje të negociatave në vitin 2011, marrjës së datës për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2018, vendimi i vitit 1993 për anëtarësim në NATO dhe bashkangjitja në Programin për Paqë në vitin 1995 si dhe marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në NATO në vitin 1999, realizimi i programit aksional për anëtarësim dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NATO në vitin 2018;

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur më 31 gusht të vitit 2018 në Shkup njëzëri miratuan:

Platformë Politike

Duke qenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj sfide të përbashkët dhe të vendosur për të kryer të gjitha detyrimet në këtë proces, anëtarët e Këshillit tëPërgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim nëmbledhjen e mbajtur më 31 gusht të vitit 2018 në Shkup, tërësisht të vetëdishëm që shoqëria jonë gjendet para momenteve vendimtare kur nevojitet guxim dhe vendosmëri;

Konfirmojnë përcaktimet politike si dhe vlerat demokratike të theksuara në Deklaratën Politike të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim;

Konstatojnë që kursi EuroAtlantik i Maqedonisë dhe i rajonit është alternativë e vetme për të ardhmën e përbashkët të Maqedonisë dhe të rajonit;

Vlerësojnë që integrimi euroatlantik është tërësisht në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe kontribuon në marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, marrëdhënie të mira me fqinjët, paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri, barazi, mirëqenie shoqërore dhe zhvillim ekonomik;

Theksojnë që referendumi i 30 shtatorit është referendum për ta integruar Maqedoninë në NATO dhe në Bashkimin Evropian;

Nënvizojnë rëndësinë gjeo-politike të procesit të zgjerimit të NATO-s dhe BE-së si për vendet kandidate apo aspirante, ashtu edhe për vetë NATO-n dhe BE-në;

Vlerësojnë që referendumi i 30 shtatorit është edhe përcaktim për një shoqëri më demokratike, me sundim të plotë të rendit dhe ligjit si dhe me luftë të pakompromistë ndaj korrupcionit dhe krimit të organizuar;

Gjykojnë që shoqëria jonë është para rrumbullakësimit të përpjekjeve tona dydekadëshe për integrim të plotë të vendit aty ku e kemi vendin si plotësim dhe relizimit të synimeve të gjeneratave të tëra ndër vite;

Njohin vazhdimësinë e përpjekjeve tona për ta realizuar këtë synim madhor të qytetarëve tanë të cilët kanë kërkuar nga ne integrim në NATO dhe në BE si një nga prioritetet më të larta për ta;

Konstatojnë që më 30 shtator, ekzistojnë vetëm dy opcione, njëri është për Maqedoninë evropiane kurse tjetri kundër;

Pa asnjë mëdyshje dhe me përkushtim të pashoq, Bashkimi Demokratik për Integrim, me të gjitha kapacitetet e veta, do të angazhohet për suksesin e referendumit dhe ngadhnjimit të forcave progresive nëvend;

Udhëzojnë Shtabin Qëndror të Bashkimit Demokratik për Integrim që, në bashkëveprim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, të vepron në përputhje me vullnetin shumicës dërmuese të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në fushatën “për” dhe tëbashkëpunon me partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, botën akademike, opinionbërësit, grupet e interesitsi dhe mediat në fushatën për Evropëdhe për NATO;

Obligojnë të gjitha organet e Bashkimit Demokratik për Integrim që të veprojnë në përputhje me detyrimet e paracaktuara në dokumentet themeluese të partisë dhe në programin politik të përkrahur nga qytetarët në zgjedhje të lira dhe demokratike si dhe në përputhje me udhëzimet e Shtabit Qëndror të Bashkimit Demokratik për Integrim;

Ftojnë edhe opozitën shqiptare dhe atë maqedonaseqë ti bashkangjiten suksesit të përbashkët sepse nga rreshtimi i vendit tonë në Bruksel përfiton shteti dhe qytetarët, përfiton edhe opozita. Gjithashtu ftojnë edhe të gjithë ata që akoma hamenden dhe i kalkulojnë pozitat e tyre për nevoja të politikave ditore që ta tejkalojnë vetën dhe të rreshtohen me forcat progresive në vend;

Njëkohësisht, konstatojnë edhe patjetërsshmërinë e reformave, sundimit të mirëfilltë të së drejtës dhe të barabartë të ligjit si dhe nevojën për transparencë dhe paanshmëri absolute të gjyqësorit si parakusht për integrim euroatlantik;

Vlerësojnë që bashkëveprimi për ta integruar vendin në NATO dhe BE është shembull i parimit të demokracisë konsensuale, në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, qëparaqet zgjidhje sistemore dhe formë të vetme për ushtrim funksional dhe efektiv të pushtetit në vendin tonë;

Konstatojnë që anëtarësimi në NATO dhe BE garanton:

Demokraci funksionale

më shumë të ardhura për qytetarët

më shumë investime dhe vende të reja të punës

treg më të madh dhe stabil për bizneset vendore

zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë dhe për të gjithë fëmijët tanë

paqe të qëndrueshme

siguri të qytetarëve

shtet juridik, menaxhim të mirë dhe kontroll më të madh civil mbi pushtetin

shtet në të cilin sundon rendi, ligji dhe rregullat evropiane

Zhvillimin e Maqedonisë mund ta arrijmë vetëm përmes hyrjes në aleancë me fuqitë e mëdha botërore, si anëtare e barabartë me të drejtë vote.

Apelojnë deri te diaspora jonë e nderuar si bartëse e proceve të ndryshimeve në vend që të vie në Maqedoni më 30 shtator dhe ta përkrah referendumin për integrim të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian,

Ftojnë në partneritet të gjitha forcat progresive shoqërore që ndajnë vlerat e njejta me ne që të na bashkangjiten në përpjekjet tona për ta integruar vendin në NATO dhe BE si dhe për të ndërtuar shoqëri tolerante, të barabartë, demokratike, me sundim të ligjit dhe përgjegjësi,

Sigurojnë qytetarët që, edhe pas suksesit të referendumit, Bashkimi Demokratik për Integrim, do të vijojë të angazhohet me të gjitha kapacitetet e veta në drejtim të realizimit të zotimeve zgjedhore dheprogramore në përputhje me besimin dhe interesat e qytetarëve.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e 31 gushtit tëvitit 2018 në Shkup gjithashtu konstatuan që nëperiudhën e veprimit të vet tematik, Bashkimi Demokratik për Integrim arriti të realizojë synimet dhe zotimet kryesore programore, që përfshijnë:

1) 16 vjet fitore të njëpasnjëshme në të gjitha proceset zgjedhore: parlamentare, lokale, presidenciale, referendum.

duke filluar nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2002,

referendumin për ndarjen teritoriale në vitin 2004,

zgjedhjet lokale të vitit 2005,

zgjedhjet parlamentare të vitit 2006,

zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të vitit 2008,

zgjedhjet lokale dhe presidenciale më 2009,

zgjedhjet e hershme parlamentare më 2011,

përsëri ato të parakohëshmet në 2014

zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor të vitit 2016.

si dhe përfundimisht me zgjedhjet lokale në vitin 2017.

2) Katër kongrese:

i pari më 19 nëntor 2005,

i dyti më 19 dhjetor 2009,

ndërsa i treti në përvjetorin e partisë më 5 qershor të vitit 2014,

organizuam kongres dyditor tematik në mars të vitit 2015.

3) Disa nga të arriturat kyce programore përfshijnë:

Ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit,

Ndarja teritoriale,

Ligji për simbolet kombëtare,

Zyrtarizimi i plotë i përdorimit të gjuhës shqipe,

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në institucionet e shtetit,

Marrja e posteve kyce në shtetl si Kryeparlamentar, Avokat i Shtetit, Avokat i Popullit, Ministër i Mbrojtjes, Ministër i Punëve të Brendshme, etj.

Rrumbullakësimi i infrastrukturës së plotë në arsimin sipëror me legalizimin e USHTsë, hapjen e fakulteteve të reja, konvikteve,

Themelimi i universitetit të dytë shtetëror shqiptar në Shkup,

Themelimi dhe ndërtimi i shumë shkollave, çerdheve, sallave sportive,

Ndërtimi i zonave të lira ekonomike në Strugë, Kërçovë, Tetovë, Shkup, Likovë,

Marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE,

Liberalizim të vizave me vendet e BE,

Hapja e dialogut të lartë paraqasës me BE,

Datë për fillim të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian

Ftesë për anëtarësim në NATO

Mbyllja e kontestit me Bulgarinë

Mbyllja e kontestit me Greqinë

Fillimi i gasifikimit për Shkup, Tetovë dhe Gostivar,

Ndërtimi i shumë rrugëve dhe autostradës Kërçovë – Strugë,

Mbledhje të përbashkëta qeveritare me Kosovën dhe Shqipërinë

Lidhje energjetike me Shqipërinë,

Kalim të kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë pa pasaporta,

Demarkacioni i vijës kufitare me Kosovën,

Njohja e pavarësisë së Kosovës,

Sheshi Skënderbeu, sheshi Iliria, sheshi i flamurit,

Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Josif Bageri, Nexhat Agolli, Pjetër Bogdani në Shkup,

Shënimi i 100 vjetorit të alfabetit, 100 vetorit të lindjes së Nënës Terezë si dhe 100 vjetorit të flamurit,

Teatri shqiptar në Shkup, biblioteka dhe teatri në Tetovë, Muzeu i Manastirit dhe Muzeu i Lirisë, Qendra Memoriale Nëna Shqiptare në Zajaz,

Ujësjellës gjithandej në vendbanimet shqiptare,

Qendra urgjente në Tetovë dhe qendra spitalore,

Subvencione bujqësore, bursa arsimore dhe proekte të tjera të panumërta.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim konstatojnë që të gjitha këto proekte dhe përcaktime, bashkë me shumë të tjera tëpërfunduara dhe të tjera në vijim, si dhe rrumbullakësimi i pjesës normative të Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe integrimi euroatlantik, paraqesin përmbyllje tësuksesshme të veprimit tematik të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe janë themel orientues i veprimit tëBashkimit Demokratik për Integrim në dy dekadat e ardhëshme me fokus të vecantë në sundimin e ligjit, drejtësinë, barazinë, konsensualitetin, rritjen e standardit të jetesës, mirëqenien shoqërore, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Marketing