Këshilli i përgjithshëm i BDI-së sot do të mbajë mbledhje

Udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot do të mbajë mbledhje. Kjo vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit si dhe paralajmërimin e opozitës VMRO-ASH-AAA-Besa-Levica për shumicë të re parlamentare.

Marketing

“Kryetari Ahmeti ju fton në takim në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Takimi do të mbahet të dielën, 7 nëntor 2021, me fillim në orën 13.00 në Tetovë. Prezenca e obligueshme me respektim të masave mbrojtëse kundër Covid-19”, shkruhet në ftesën dërguar anëtarëve përmes një mesazhi në celular.