Këshilli i Prokurorëve Publik zgjodhi 18 prokurorë publik në 12 prokurori të vendit. Në mesin e tyre ishte dhe djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit. Barlet Xhaferi edhe zyrtarisht u bë prokuror në Gostivar. Edhe pse djali i kryeparlamentarit nxiti reagime të shumta për mënyrën e regjistrimit dhe kalimin e provimit të jurisprudencës pa pasur dokumentet e nevojshme, siç u vërtetua përmes një procedurë të Komisionit kundër Korrupsionit. Megjithatë Akademisë së Gjykatësve e më pas edhe anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve kjo nuk u pengoi. Barlet Xhaferi është vetëm një nga familjarët e politikanëve, i cili arriti të bëhet prokuror. Nga akademia dolën edhe familjarë të zyrtarëve të tjerë politikë. Sot prokuror nuk u bë vetëm djali i kreu t të Kuvendit. Detyrën zyrtarisht e mori edhe bashkëshortja e shefit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi. Vendi i punës i Albulena Abazit do të jetë prokuroria e Kërçovës. /Alsat.mk