Këshilltari i BDI-së e quan Bilall Kasamin satelit të VMRO-së: Ai dëshiron të boshatis xhepat e shqiptarëve

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Tetovës, Liridon Disha nëpëmrjet një postimi në Facebook ka quajtur arbitrar vendimin e kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami që parkimet e banesave të bëhen parkime zonale, transmeton TetovaSot.

Marketing

Disha shkruan se ky veprim ka për qëllim: ta boshatis xhepin e qytetarëve (shumica Shqiptarë dhe të ndalojë ardhjen e banorëve të fshatrave në qytet për nevojat e tyre ditore.

“Ky veprim edhe njëherë e dëshmon faktin se shkurtpamësia dhe paaftësia e Bilall Kasamit nuk e bën atë vetë të dëgjueshmin e Mickovskit, por edhe një dashakeq të pashoq të popullit të tij! Përderisa VMRO-DPMNE i ul çmimet e parkingjeve në Shkup, në Tetovë e detyron Bilallin t’i shtrejntojë ato!” ka shkruar Disha./TetovaSot.

 

Marketing