Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Nën ndikimin e një sistemi të thellë ciklonik që vjen nga Atlantiku, sot në Maqedonis do të kemi shtim të vranësirave.

Do të fillojë të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fuqishme nga drejtimi jugor (lokalisht dhe herë pas here me shpejtësi mbi 75 km/h).

Pasdite, nga perëndimi do të përhapen reshje lokale shiu, të cilat do të jenë më të pranishme pikërisht në rajonet perëndimore.

Reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.

Për shkak të qarkullimit të fuqishëm ajror nga jugu dhe jugperëndimi, nga Sahara drejt Maqedonisë po transportohen pluhur dhe rërë, duke e bërë atmosferën të mjegulluar, ndërsa moti do të mbetet i rënduar dhe i zymtë.

Sa i përket temperaturave, ato pothuajse kudo do të ngjiten pranë ose rreth 20 gradëve, ndërsa në shumë vende do të tejkalojnë 20 gradë. Në rajonin e Vardarit, temperaturat pritet të arrijnë deri në rreth 25 gradë, madje nuk përjashtohet mundësia që ato të kalojnë 25 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të kemi mot të ngjashëm si në pjesët e tjera të Maqedonisë – mot i ndryshueshëm me erë të përforcuar deri në të fuqishme nga drejtimi jugor dhe juglindor.

Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në disa pjesë të rajonit të Shkupit ato mund të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima të rralla.

Temperatura në Shkup dhe rrethinë pritet të ngjitet afër ose rreth 25 gradëve.

Marketing